Bajden takon Thaçin: Të zbatohet pakti - Vizion Plus - News - Lajme

Bajden takon Thaçin: Të zbatohet pakti - Vizion Plus - News - Lajme

Ndërsa rikonfirmon mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden, përshëndet marrëveshjen e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizmin e marrëdhënieve, si dhe kërkon zbatimin sa më parë të saj. Bajden ia komunikoi këtë kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Siç raporton televizioni RTK, Thaçi ka thënë pas takimit se ka marrë mbështetjen e plotë nga Bajden për zbatimin e paktit të 19 prillit, nënshkruar nga ai dhe kryeministri serb, Daçiç. "Bajden përshëndeti progresin e arritur në Kosovë. Në veçanti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka hap perspektivë të re për rajonin. Edhe Zvpresidenti Bajden në emër të Shteteve te Bashkuara te Amerikës edhe njëherë rikonfirmon mbështetje të plotë që pas arritjes se marrëveshjes, SHBA-ja mbështet fuqishëm implementimin e kësaj marrëveshje që është jetike për rajonin",-u shpreh Thaçi pas bisedës.Thaçi shtoi se Thaçi, tha se numri dy i SHBA-ve përshëndeti progresin e arritur në Kosovë, me reformat që po kryhen në ekonomi, politikë dhe fusha të tjera, si dhe i premtoi atij që SHBA-të do të lobojnë te pesë vendet e BE-së, që ta njohin sa më parë Republikën e Kosovës. Vizita e Thaçit në SHBA vijon me takime me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë e me kongresmenë, për t'u mbyllur të premten me pjesëmarrjen në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, në Nju Jork.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:21

Your Page Title