"SOS" biznesit per monumentet - Vizion Plus - News, Lajme

"SOS" biznesit per monumentet - Vizion Plus - News, Lajme

Qarku i Korçës ka 162 monumente kulture të kategorisë së parë që janë Kisha, Ura, Teqe, Banesa, Qendra Arkeologjike etj. Ato ligjërisht duhet të mbrohen nga shteti, por praktikisht kanë humbur vlerat për shkak të vjedhjeve dhe të kushteve në të cilat ruhen. Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në mungesë të fondeve kërkon ndihmën e biznesit për të ndërhyrë në monumentin që po rrezikohet më shumë nga të tjerët në Kishën e Ristozit. Afresket e kishës që mendohet të jetë më e vjetra në vendin tonë janë dëmtuar, disa në mënyrë të pakthyeshme. Kujdestari i Kishës së Ristozit duke zbatuar urdhrin për të mos lejuar kamera brenda na tregon se afresket e shekullit të 14 po bien në tokë nga lagështira. Jashtë kamerës ai pranon se me paratë që hedhin besimtarët kisha mund të ishte rikonstruktuar. Një pjesë e madhe e monumenteve të kulturës që ruhen nga shteti në qarkun Korçës për fat të keq nuk janë ne gjendje te mire,kryesisht Kishat te cilat si te mos mjaftonte mungesa e fondeve për mirëmbajtjen e tyre here pas here kane rene preh e vjedhjeve duke humbur në disa raste edhe komplet ikonostasin siç ka ndodhur në Kishen e Shen Thanasit ne Voskopoje dhe në atë të Shen Gjergjit në Shipskë.br br Korca district has 162 cultural monuments of the first category are the Church, Bridge, Tekke, Flats, etc. Archaeological Center. They should be legally protected by the state, but virtually lost due to theft values ??and the conditions in which stored. Directorate of Cultural Monuments in the absence of funds requires the help of business to interfere in the monument are the most endangered by others in the Church of Ristozit. The frescoes of the church is thought to be the oldest in the country were damaged, some irrevocably. The guardian of the Church of applying Ristozit order to prevent camera inside tells us that 14th century frescoes are falling down from the humidity. Off camera he admits that the money that I can throw believers was reconstructed. A large part of the cultural monuments are preserved by the state in Korca district unfortunately are not in good condition, mainly churches, which was not enough as the lack of funds for maintenance occasionally rested thefts dropped by lost in some cases even complete iconostasis as has happened in the Church of Saint Thanas Voskopoja and that of St. George in Shipskë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:47

Your Page Title