Dardha pa shërbim mjekësor - News, Lajme - Vizion Plus

Dardha pa shërbim mjekësor - News, Lajme - Vizion Plus

Dardha turistike nuk ka shërbim shëndetësor. Fshati që ndodhet 16 km larg qytetit të Korçës, nuk ka as qendër shëndetësore dhe as mjek prej me shumë se 20 vjetësh. Dardha ka 116 shtëpi, pjesa më e madhe e të cilave, janë të banuara gjatë sezonit veror dhe atij dimëror. Banorët e fshatit tregojnë se për shërbime të shpejta u gjendet një infermiere nëpër shtëpi , ndërsa për komplikacionet duhet të udhëtojnë drejt qytetit. Për shkak të terrenit të thyer dhe lartësisë deri në 1600 metra mbi nivelin e detin, në verë rruga përshkohet për 30 minuta, ndërsa në dimër për një orë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:23

Your Page Title