Vjedhje masive e shtëpive - News, Lajme - Vizion Plus

Vjedhje masive e shtëpive - News, Lajme - Vizion Plus

Vetëm brenda një jave në komunën Frakull të Fierit janë vjedhur në 2 shtëpi mbi 60 milion lekë (të vjetra) ndërsa në të gjithë zonën janë vjedhur orendi shtëpiake, bagëti e shpendë. Shqetësimi vjen nga banorët e dëmtuar të cilët janë të pafuqishëm të ndalin fenomenin. Vjedhjet kryhen gjatë natës ndërsa banorët tregojnë gjurmët e lëna nga hajdutët në pronat e tyre. Kryetari i komunës thotë se policia nuk është angazhuar sa duhet në identifikimin dhe ndalimin e hajdutëve në zonën e Frakullës. Sipas tij paratë dhe malli i vjedhur tek banorët e fshatit ka dëmtuar rëndë ekonomitë e tyre të dobët.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:34

Your Page Title