Shemben ndërtesat e ringritura në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

Shemben ndërtesat e ringritura në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

Tre nga 13 ndërtesat e shembura gjatë aksionit të kësaj të premte të bashkisë së Vlorës në zonën e Ujit të Ftohtë ishin shembur edhe një muaj më parë, por u ndërtuan serish. Nisur nga këto veprime të pronarëve të objekteve pa leje nënkryetari i Bashkisë Ardian Musta tha se të gjithë personat që do të përsërisin këtë veprim, do te procedohen penalisht. Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje nënkryetari i bashkisë ka bërë të ditur se urdhrat e pezullimit të shembjeve të lëshuara nga gjykata një ditë më parë janë çuar nga bashkia në apel. Në tre ditët e fundit Bashkia e Vlorës ka shembur 48 ndërtime pa leje në zonën e Zvërnecit dhe në atë të Ujit te Ftohtë. Pronarët e objekteve të shembura në Zvërnec kërkuan nga gjykata pezullimin e prishjes së ndërtesave të tyre, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:24

Your Page Title