"Policia të ruajë ndërtimet" - News, Lajme - Vizion Plus

"Policia të ruajë ndërtimet" - News, Lajme - Vizion Plus

Kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise ka marre ne mbrojtje ndërtimet, sipas tij me leje, qe po prishen këto dite nga ana e pushtetit lokal ne zonat bregdetare ne jug te vendit. Edhe pse ky aksion ka mbështetjen e qeverise, qe do te drejtoje vendin pas 2 javësh, kryeministri ne detyre, i kërkoi ministrisë se brendshme dhe te gjitha strukturave shtetërore qe te angazhohen për te ndalur prishjen e objekteve me leje. Pas me shume se një jave heshtjeje, ish-kreu i PD-se sqaroi edhe kalimin e shtëpisë qendrore te ushtrisë ne seli te Partisë Demokratike dhe mospublikimin e këtij vendimi te këshillit te ministrave. Berisha jo vetëm mbrojti destinacionin e ri te godinës se SHQUP-it, por kërkoi masa për te gjithë ushtaraket, qe dolën ne mbrojtje te saj dhe akuzoi ne këtë pike edhe kryeministrin e zgjedhur Edi Rama. Një pjese e mbledhjes se qeverise iu kushtua edhe tranzicionit te pushtetit dhe Berisha kërkoi qe ministrat te përgatisin dosje specifike për çdo projekt.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 02:36

Your Page Title