Meshe - Proteste ne Përmet - News, Lajme - Vizion Plus

Meshe - Proteste ne Përmet - News, Lajme - Vizion Plus

Kjo është mesha-protestë që është mbajtur mëngjesin e kësaj të diele në oborrin para pallatit të kulturës në qytetin e Përmetit. Priftërinjtë e Mitropolisë së Gjirokastrës dhe besimtarë të krishterë kanë zhvilluar jashtë ambienteve që prej 16 vjetësh përdoreshin nga kisha meshën e së dielës. Ndërtesa u sekuestrua dy ditë më parë nga përmbarimi pas një vendimi të formës së prerë për t'ia rikthyer atë bashkisë së Përmetit. Që nga momenti i bllokimit godina ruhet nga forcat e sigurisë. Në përfundim të meshës At Ikonomi tha se trotuari para Pallatit të Kulturës do të vazhdojë të jetë në funksion të shërbesave fetarë deri sa godina ti kalojë sërish Mitropolisë. Reagime për kthimin e ndërtesës së Pallatit të Kulturës, Bashkisë së Përmetit, i kanë ardhur edhe nga Mitropolia e Korçës dhe ajo e Beratit, gjatë meshave të mbajtura mëngjesin e kësaj të diele. Nga bashkia e Përmetit, që ka marrë në pronësi Pallatin e Kulturës, nuk ka asnjë reagim, pasi sipas saj, bllokimi i objektit është bërë me një vendim të formës së prerë të gjykatës, i cili duhej të ishte zbatuar 16 vjet më parë.larg qytetit të Gramshit. Jo vetëm vlerat historike, por klima është një nga pasuritë më të mëdha të vendbanimit të hershëm. Me një verë të freskët, me vendburime të shumta e gjelbërim të përhershëm Grabova do të ishte vendi ideal për pushime malore. Ndërsa terreni i thyer dhe dimri i gjatë me dëborë favorizon krijimin e pistave dhe zhvillimin e turizmit dimëror. Por të gjitha vlerat historike dhe natyrore të Grabovës nuk shfrytëzohen dot per turizëm per shkak te rrugës. Një distancë prej 39 km nga Gramshi në një rrugë brenda parametrave do të duhej 1 orë udhëtim. Ndërsa ne rrugën pa rrugë ku kalojnë banorët e mbetur të fshatit, në verë udhëtimi zgjat më shumë se dy orë e gjysmë ndërsa në dimër në pjesën më të madhe të kohës rruga është e bllokuar. Vështirësia në komunikim me qytetin ka sjellë shpopullimin e fshatit,kështu përpara viteve '90 Grabova ka patur 12 mijë shtëpi ndërsa sot rreth 100 shtëpi me më pak se 500 banorë. Të vetëdijshëm për pasuritë që bart vendbanimi I tyre banorët kërkojnë vetëm një rrugë. Edhe fëmijët jetojnë me shqetësimin e të rriturve për rrugën. E lënë totalisht jashtë vëmendjes Grabova po humbet gjurmët që tregojnë historinë e saj, në një periudhë 30-vjeçare kalldrëmet e fshatit janë shkatërruar, nga 12 ura guri me harqe ka mbetur vetëm 1, ndërsa 2 kishat e fshatit ruhen me fanatizëm nga banorët e krishterë por kanë nevojë urgjente për ndërhyrje në shmangien e lagështirës që cenon afresket. Me braktisjen edhe nga banorët e saj Grabova rrezikon të humbasë edhe ato pak gjurmë që tregojnë qytetërimi e saj mesjetar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:50

Your Page Title