20% me shume pushues ne Shëngjin - News, Lajme - Vizion Plus

20% me shume pushues ne Shëngjin - News, Lajme - Vizion Plus

Shëngjini  po shënon numrin më të lartë të pushuesve që ka pritur në këto vitet e fundit. Pastërtia e ujit, përmirësimi i kushteve të infrastrukturës si edhe investimet në kushtet e hotelerisë kanë ndikuar në rritjen e interesit të pushuesve për plazhet e tij. Emigrantë shqiptarë nga shumë vende të botës, por edhe shqiptarët e Kosovës janë pushuesit e rinj dhe ata besnikë të Shëngjinit. Frekuentimi i plazhit  vijon deri në orët e vona të pasdites . Ata vlerësojnë cilësinë e ujit e të rërës ndërsa theksojnë se duhet më shumë kujdes nga pushuesit, për frenimin e ndotjes së ambientit. Jo vetëm plazhi, por edhe mbrëmja ofron mundësi për pushuesit në Shëngjin , shëtitorja e ndërtuar së fundi  dhe  koncertet live janë destinacioni i mbrëmjes së të rinjve dhe familjarëve. Kuzhina është një tjetër atraksion për pushuesit. Restorantet ofrojnë gatimet e detit me çmime të arsyeshme dhe me një kulture te larte shërbimi. Në mungesë të statistikave të sakta të numrit të pushuesve, drejtues të komunës Shëngjin me të dhënat e deritanishme, konfirmojnë se numri i pushuesve që kanë frekuentuar Shëngjinin këtë verë është rreth 20 më i lartë se ne sezonin e kaluar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:59

Your Page Title