Besimtaret "zaptojnë" godinen - News, Lajme - Vizion Plus

Besimtaret "zaptojnë" godinen - News, Lajme - Vizion Plus

Priftërinjtë dhe besimtarët në Përmet, kanë hyrë me forcë paraditen e kësaj të hëne në ambientet e Pallatit të Kulturës së qytetit, që deri para katër ditësh, ishte përdorur si Kishë. Dy autobusë me besimtarë dhe priftërinj, kanë mbërritur në Përmet nga Gjirokastra për të rimarrë Kishën e Shën Mërisë së pazarit. Fillimisht përfaqësuesit e klerit dhe besimtarët kanë hasur në rezistencën e policisë private dhe asaj të bashkisë, që ruanin godinën. Pas debateve dhe konfrontimeve fizike, besimtarët kanë hequr rrethimin e godinës dhe kanë hyrë brenda ambienteve të saj. Policia private është larguar rreth 20 minuta pas përplasjes me besimtaret, ndërsa policia e shtetit, nuk ka ndërhyrë në këtë konflikt.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:18

Your Page Title