Nxitje për vote ne 3 nëntor - News, Lajme - Vizion Plus

Nxitje për vote ne 3 nëntor - News, Lajme - Vizion Plus

Liderët me te larte ne Beograd i bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet komunale të tre nëntorit, pasi kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës. Gjate një takimi me përfaqësuesit serb ne veri, presidenti Nikoliç ka shtuar trysninë mbi ta duke thene se pjesëmarrja ne këtë proces është interes te Serbisë. Takimi pason deklaratën e këtyre zyrtareve, të cilët javën e kaluar thanë se zgjedhjet për pushtetin komunal, janë të papranueshme. Te njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe kryeministri serb Ivica Daçiç. Ai deklaroi se ne rast bojkoti Beogradi do te ndërrojë të emëruarit në komunat veriore. Pjesëmarrja e serbëve të komunave veriore në zgjedhjet komunale, është pjesë e marrëveshjes së 19 prillit e arritur ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 00:43

Your Page Title