"StopRrenimit.com", mbi 300 foto - News, Lajme - Vizion Plus

"StopRrenimit.com", mbi 300 foto - News, Lajme - Vizion Plus

Një jave pas hapjes se faqes "stoprrenimi.com" numri i denoncimeve nga qytetaret e ka kaluar 300-ën, dhe numrin me te madh e mban kryeqyteti, pasuar nga zonat bregdetare. Por përtej denoncimeve te qytetareve për pallate shumëkatëshe pa leje apo akuzave per politikane dhe te afërm te tyre qe kane ndërtuar ne shkelje te ligjit, nuk mungojnë fotot interesante, si kjo e një qytetari nga Mirdita. Me nje foto personi, qe banon ne Rrëshen kërkon drejtësi për këtë kasolle ne fshatin Bungaj te ngritur pa leje ne pronën e tij. Një qytetar nga Vlora ngre një tjetër problem për menaxhimin e territorit. Ne nje tjeter foto duken qarte rrënojat e një ndërtese te prishur para 8 vjetësh, për te cilën askush nuk është kujtuar te pastroje rrënojat. Ndërkohë qe po nga Vlora, një tjetër qytetar, ngre shqetësimin e vendosjes se antenave celulare ne mes te qytetit, duke kërkuar heqjen e tyre, pasi paraqesin rrezik për jetën. Videot janë me te pakta ne faqen e hapur nga Partia Socialiste dhe kryesisht sjellin pamjet e ndërtimeve shumëkatëshe te filmuara me celular. Nje video tregon dhe një ndërtim ne rrugën "Myslym Shyri". Pamja tjetër flet për një banese te ndërtuar serish ne Tirane pas Fakultetit te Drejtësisë. Edhe videoja e trete flet për ndërtimet ne shkelje te ligjit ne Tirane dhe tregohet një pallat, qe po ngrihet ne mes te dy pallateve te tjera. Këto qindra foto si dhe videot te postuara nga qytetaret tregojnë se një pjese e mire e popullaritetit te qeverise se ardhshme do te varet nga mënyra se si do ta përballoje sfidën e ndërtimeve pa leje.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:35

Your Page Title