Ata qe s'pushojnë dot ne vere - News, Lajme - Vizion Plus

Ata qe s'pushojnë dot ne vere - News, Lajme - Vizion Plus

Nëse për shumicën e njerëzve vera është periudha e çlodhjes dhe pushimeve, për disa te tjerë ajo është pune, madje me e ngarkuar se çdo stine tjetër. Larg bregdetit te mbipopulluar dhe mes qyteteve ende te boshatisur, ata i gjejmë ne pune  sepse kane fluks pacientesh apo klientësh. Ne sallonin e Sofia Kazazit klientët janë te shpeshte. Gushti i njohur edhe si muaji i dasmave ka ngjeshur axhenden dhe oraret ne parukeri, aq sa pushimet duken fjale e huaj këtë periudhe. Zhurma e frezës, te tregon se ne klinikat dentare puna vijon normalisht. Edhe për stomatologet vera është periudha me e mire për pune, për shkak te ardhjes se emigranteve. Ndaj  mes te ardhurave financiare  ne këto kohe krize dhe pushimeve, sigurisht qe sakrifikohen këto te fundit. E nuk janë vetëm keto profesione qe punojnë ne vere. Vape ose jo, mediat vizive dhe ato te shkruara janë non stop ne pune. Nëse puna e këngëtarit mund te duket luks, ne këto dite vere edhe ata janë ne varësi te prenotimeve  te lokaleve dhe ne shërbim te pushuesve. Kur shtatori konsiderohet si rifillim i punës për shumicën e njerëzve, për këto profesione puna nuk ka pushuar ndonjëherë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:33

Your Page Title