Heqja e strukturave paralele - News, Lajme - Vizion Plus

Heqja e strukturave paralele - News, Lajme - Vizion Plus

Vendimi i Beogradit zyrtar për te mos shkrire strukturat paralele ne Kosove, por për t'i kthyer ato ne këshilla te përkohshme deri ne zgjedhje po shqetëson Prishtinën. Zvkryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se kjo është ne kundërshtim me marrëveshjen e 19 prillit te arritur mes Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel. Sipas tij pakti parashikon shkrirje dhe jo transformim te tyre. Kjo çështje sipas Kuçit duhet te përfshihet ne diskutimet e ardhshme qe do te mbahen ne Bruksel mes dy kryeministrave, Thaçi e Daçiç. Ne marrëveshje parashikohej qe institucionet ilegale ne veri te vendit duhet te hiqen deri me 30 shtator te këtij viti. Megjithatë qeveria ne Serbi synon qe deri ne periudhën e zgjedhjeve lokale te marre disa masa te përkohshme. Hapi i pare është ndërrimi i kryetareve te komunave aktuale paralele, shpërbërjen e kuvendeve komunale dhe emërimin e këshillave te përkohshëm deri ne mbajtjen e zgjedhjeve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 00:52

Your Page Title