373 mije shqiptare ne Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

373 mije shqiptare ne Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

Shqiptaret përbejnë me shume se gjysmën e shtetasve te huaj qe jetojnë ne vendin fqinj Greqi. Kështu thuhet ne te dhënat e censusit te realizuar ne vitin 2011 por te publikuar vetëm sot nga instituti i statistikave ne Greqi. Sipas këtyre ne total shtetasit e huaj përllogariten ne 707 mije nga te cilët, shqiptaret përbejnë 52.7. Kjo do te thotë se numri i shtetasve shqiptare qe jetojnë ne vendin fqinj është 373 mije persona. Pas nesh, vijnë bullgaret, rumunet e pakistanezet. Sipas censusit grek numri ne total i popullsisë greke është rreth 10.8 milionë persona rezidente nga te cilët 9.9 janë me nënshtetësinë greke. Nga te dhënat e Censusit mësohet se 49 e popullsisë greke janë meshkuj ndërsa 51 e përbejnë femrat. Mosha mesatare e popullsisë rezidente në Greqi është rreth 42 vjeç.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 00:49

Your Page Title