Kisha Permet, bashkohen te krishterët - News, Lajme - Vizion Plus

Kisha Permet, bashkohen te krishterët - News, Lajme - Vizion Plus

Komunitet e krishtera kërkojnë me ane te një deklarate kthimin e ish-kishës se Përmetit ne funksion te besimtareve ortodokse. Në tekstin e shpërndarë për mediat, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kisha Katolike dhe Vëllazëria Ungjillore, shprehen, se shteti duhet te angazhohet në zgjidhjen përfundimtare të kthimit të pronave Komuniteteve Fetare në Shqipëri, pasi sipas këtij qëndrimi, kjo çështje nuk ka gjetur te drejtën edhe pas 23 vitesh demokraci. Ne tekstin e deklaratës dënohet dhe dhuna e pretenduar e punonjësve te përmbarimit ndaj klerikëve dhe objekteve fetare. Deklarata e komuniteti te krishtere, përmban vetëm qëndrimin ndaj incidentit te Përmetit, por ne te nuk ka as edhe një fjali shpjegim, për 177 objektet qe i janë kthyer tashme ne pronësi Kishës Ortodokse, me një ligj te vitit 2009. Por edhe pse ka fituar pronësinë, një dite me pare autoriteti përgjegjës ne ministrinë e kulturës tha për Vizion Plus, se kisha nuk i ka marre ne dorëzim këto objekte te cilësuara si Monumente Kulture, e si te tilla kane edhe kosto për mirëmbajtje. Konflikti për ish-kishën e Përmetit nisi pak ditë më parë, ndërsa përmbarimi ekzekutoi vendimin e prerë të gjykatës, që ky objekt ti jepet bashkisë për tu rikthyer ne Pallat Kulture. Ne mënyre te pakuptueshme, veç reagimeve te palëve te përfshira ne konflikt, shteti grek reagoi 2 here ne rruge zyrtare, duke shprehur solidaritetin me kishen. Tensionimi i situatës ne Përmet pati pasoja ne kufirin shqiptaro-grek,i cili u bllokua për disa ore,pasi policia helene kërkonte një sere garancish për shqiptaret ne hynin ne token greke, mes te cilave, një shume prej 1500 eurosh. Gjendja e kufirit u normalizua pas negociatave mes policive te dy vendeve,e kur pala shqiptare vendoi tu kërkoi te njëjtat garanci shtetasve greke ne hynin ne token tone.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:55

Your Page Title