Mësonjëtorja ne rrezik! - News, Lajme - Vizion Plus

Mësonjëtorja ne rrezik! - News, Lajme - Vizion Plus

Ndërtesa më shumë se 200-vjeçare e mësonjëtores së parë shqipe është e qëndrueshme, por brendësia e saj ka nevojë për ndërhyrje. Riparimet e çatisë dhe hidroizolimi i ndërtesës janë punimet emergjentë që duhet të kryhen Më pas sipas drejtorit të muzeut të arsimit Vladimir Torovci është i nevojshëm rikonceptimi i materialit arkivor, pasurimi i inventarit me artefakte të reja dhe çka është më e rëndësishme, pajisja me tabela elektronike shpjeguese. Rikonstruksioni i fundit që i është bërë godinës dhe Muzeut të Arsimit në tërësi ka qenë në vitin 1987 pra 26 vjet më parë në 100-vjetorin e shkollës së parë shqipe. Koha gjatë pa ndërhyrje degradon dhe rrezikon materialet arkivore te ekspozuara në muze. Ndërkohë që duke patur parasysh interesin e turistëve për këtë objekt rikonceptimi dhe sjellja e tij në parametrat e kohës është i domosdoshëm. Me fondet e saj drejtoria mund te kryeje vetëm shërbime të pjesshme mirëmbajtjeje të muzeut.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:31

Your Page Title