Historia e indianes Salma - News, Lajme - Vizion Plus

Historia e indianes Salma - News, Lajme - Vizion Plus

Një drame e dëgjuar, por një histori e pazakonte! Ne bote si Samsudeen Rajathi ka miliona femra, vetem se kjo indiane, e shfrytëzoi historinë e saj për te promovuar te drejtat e grave. E njohur me pseudonimin Salma, indiania eshte personazhi kryesor ne filmin dokumentar me po te njëjtin titull, qe çel edicionin e tete te festivalit te filmit mbi te drejtat e njeriut. E ndodhur ne Tirane per here te pare, kjo aktiviste e njohur, rrëfen sesi mbahej mbyllur nga familja per 25 vjet, e ne pamundësi per tu shkolluar. Por çdo te thotë "Një grua me te drejtat e saj"?! Per Salmen, mos trajtimi si qenie seksuale eshte kryesori. Filmi dokumentar 91 minutesh, prodhim i vitit 2013, është realizuar nga regjisorja britanike Kim Longinotto, e njohur për kinemanë e saj kundër diskriminimit te grave. "Salma" pritet te jete pjesëmarrës edhe ne festivalin e Robert Redford, Sundace.


User: VizionPlusAlbania

Views: 6

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 01:55

Your Page Title