Ndotje dramatike e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

Ndotje dramatike e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

Ndërtimi i Landfillit te Sharrës ka ndotur ujerat sipërfaqësore dhe nëntokësore deri ne 8- fish te vlerave, qe ishin para ngritjes se venddepozitimit. Pas pamjeve te ekstraktit te plehrave qe derdhen ne lumen Erzen, Vizion Plus ju sjell monitorimin e fundit te bere ne 2010-ën nga ekspertet shqiptare dhe Italian te "Coperazione Italiana". Elvis Cela, ekspert për mbetjet dhe pjese e grupit te punës, pohon se katër metale te renda plumbi, nikeli, hekuri dhe zinku paraqesin ne 2008, para ngritjes se Landfillit vlera afër parametrave te lejuar te BE-se. ne matjet e 2010 ndotja është rritur ndjeshëm, sidomos nga prania e plumbit. Ne projektimin e Landfillit italianet kane ndërtuar një impiant te veçante për te bere jo vetëm reduktimin e ndotjes, por edhe për te prodhuar energji nga përpunimi i plehrave. Nuk dihet perse ky impiant nuk u vu ne përdorim asnjëherë. Ne këtë mënyrë vende si Norvegjia bëjnë shfrytëzimin e mbetjeve për prodhim te energjisë elektrike. Por ky realitet duket larg atij te Sharrës, ku ekspertet theksojnë se ndotja e ajrit ndodh për shkak te keqmenaxhimit te Landfillit. Sipas tyre pas çdo depozitimi plehrash, duhet te hidhet një shtrese dheu te paktën 20 cm qe bën izolimin e tyre dhe nuk lejon emetimin ne ajer te gazeve te dëmshëm. Por pamjet e Landfillit te Sharrës, tregojne tonelatat e plehrave pa asnje izolim. Sipas eksperteve zgjidhje per menaxhimin e plehrave ka, por ato nuk mund te zbatohen pa amendime ne ligjin për mbetjet ne Shqipëri.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 02:27

Your Page Title