Pastrimi i "Nene Terezës" - News, Lajme - Vizion Plus

Pastrimi i "Nene Terezës" - News, Lajme - Vizion Plus

Ne fillimit te shtatorit ambientet e QSUT renditeshin nder akset me me shume trafik ne kryeqytet. Sot situata ka ndryshuar dhe është forcuar kontrolli për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nene Tereza". Ndërtimet e para pa leje tashme janë prishur dhe po punohet për pastrimin e mbetjeve, edhe pse biznese te tjera vazhdojnë te funksionojnë dhe numërohen te paktën 5 bare dhe disa kioska. Burime pranë QSUT bëjnë te ditur se aksioni për prishjen e ndërtimeve do te vazhdoje dhe bizneset kane marre njoftimin zyrtar për mbylljen e aktivitetit. Premtimi për lirimin e hapësirave brenda 100 ditëve te para është pritur pozitivisht nga qytetaret.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:46

Your Page Title