Te ushtrohesh ne karate - News, Lajme - Vizion Plus

Te ushtrohesh ne karate - News, Lajme - Vizion Plus

Elvana Mukaj është vetëm 15 vjeç, dhe prej vitesh është rritur me një pasion te forte për sportin e karatesë. Dhe nuk kish si te ndodhte ndryshe, pasi ajo ka ndjekur traditën e babait te saj. Sot ajo është një nder talentet shqiptare për femra, e cila fitoi edhe vendin e pare ne kategorinë individuale ne kampionatin e 20. I tille është edhe 14 vjeçari, Bekim Basha, i cili përveç te tjerash e aplikon këtë lloj sporti për vetëmbrojte por edhe për te pasur një fizik ne forme. Mbështetja me e madhe e këtij talenti për te rinj, jo vetëm morale, por edhe financiare është familja dhe jo shteti. Federata shqiptare e karatesë zhvilloi sot kampionatin kombëtar te 20, për te rinj dhe te rritur. Ne këtë ceremoni kreu i federatës, Petrit Baba, thotë se interesi it e rinjve është ne rritje për ketë sport, por ata nuk e aplikojnë gjate për shkak te mundësive financiare. Karateja është një sport relativisht i ri ne Shqipëri. Federate Kombëtare e Karatesë ka një fond vjetor prej 5 00 mije lekësh, një shume e papërfillshme për te mbështetur te rinjtë e talentuar ne këtë fushe. Karateja njihet dhe ushtrohet gjerësisht si një prej sporteve te arteve mariciale, dhe ne shqip kjo fjale do te thotë te mbrohesh nga kundërshtari me duar bosh. Por ajo njihet edhe si një praktike për çlirimin e ngarkesave psikologjike.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:05