"Rikthehen" Enveri e Stalini - News, Lajme - Vizion Plus

"Rikthehen" Enveri e Stalini - News, Lajme - Vizion Plus

Ky është imazhi qe ka pasur deri ne fund te viteve '80, një prej zonave te njohura te Tiranës, ish-kombinati tekstil "Stalin", ku dukshëm shfaqej kjo skulpture e diktatorit. 23 vjet pas këtyre imazheve, Stalini i famshëm i Odise Paskalit rishfaqet ne publik, po ne Tirane, edhe pse i fshehur pas Galerisë Kombëtare te Arteve. Vepra monumentale mund te përfundonte për skrap, pas privatizimit te qendrës se realizimit te veprave te artit, ku ndodhej dhe Stalini, por me nje kërkese te Galerisë krijimi i Paskalit, i vitit 1955 tashme është sjelle këtu. Bashke me te, edhe një bust i diktatorit Enver Hoxha, i realizuar ne vitin 1987 nga Jonuz Selimi, i paekspozuar me pare. Kjo skulpture monumentale e Stalinit dhe ky bust i përmasave te mëdha i ish-diktatorit Hoxha janë mbuluar qëllimisht nga Galeria. Kjo pasi, rreth një vit me pare, dy skulptura te ngjashme, një tjetër Stalin dhe një vepër e Leninit u ngjyrosen me boje te kuqe gjate natës, me qellim prishjen e tyre. Tregues se imazhi i diktatoreve provokon opinion publik. Pavarësisht kësaj, Galeria Kombëtare e Arteve, i ka mbledhur këto vepra tashme prej disa vitesh ne oborrin e saj te pasem, me qellim realizimin e një parku te vogël mbi artin e realizmit socialist, si një atraksion jo i vogël për turistet e huaj qe vijnë ne Shqipëri.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:27

Your Page Title