Elbasan, mishi shitet i pakontrolluar - News, Lajme - Vizion Plus

Elbasan, mishi shitet i pakontrolluar - News, Lajme - Vizion Plus

Këto janë pamje që ndeshen përditë në tregun kryesor të produkteve me origjinë shtazore ne Elbasan. Therja dhe tregtimi i mishit nga fshatarët bëhet në kushte krejt të papërshtatshme mes pluhurit e baltës, pa plotësuar as normat më minimale të higjienës dhe kontrollit veterinar. Konsumatorët janë të ndërgjegjshëm për dëmin që i kanoset shëndetit të tyre, por prapëseprapë vazhdojnë të blejnë në këtë treg të pisët. Por tregtia e pakontrolluar dhe e palicencuar e mishit këtu, dëmton ata persona që e tregtojnë mishin në kushte normale. Një kasap në dyqanin e tij tregon mish të kontrolluar dhe të ruajtur në kushte frigoriferike. Por ai ankohet se konkurrenca e pa ndershme po i dëmton biznesin e tij. Ndërkohë, specialistë të autoritetit kombëtar të ushqimit në Elbasan theksojnë se situata është shqetësuese.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:19

Your Page Title