Sistemimi i komunitetit rom - News, Lajme - Vizion Plus

Sistemimi i komunitetit rom - News, Lajme - Vizion Plus

Pertej lajmit te mire se disa rome u hoqen nga rruga dhe ju gjet nje strehe ne repartin ushtarak te Tufines, qendron nje pikëpyetje e madhe: sa kohe do te qëndrojnë ata ketu deri ne shpërnguljen e radhes? Qe prej vitit qe kaloi, kur avokati i popullit Igli Totozani i strehoi ne zyrat e institucionit qe drejton, romet kane ndërruar vendbanim deri edhe kater here. Nje prej tyre eshte Shabani, pjese e grupit te romeve qe u strehuan ne repartin ushtarak ne Sharre. Pasi iku nga avokati i popullit, ai jetoi ne sharre per nje vit. Ankohej per kushtet e keqja edhe pse nga keto pamje duket qarte se fillimisht romeve ju dhane ndihma dhe dhomat kishin dyer, qe nuk ekzistojnë me. Dy muaj me vone ky pjesëtar i komunitetit rom shfaqet ne trotuarin e ministrisë se Mirëqenies sociale, ku pretendonte se kishte mbetur pa strehe. Dhe ketu nuk bente fjale per Sharren, por per bregun e lumit. Edhe pse ai thote se ne sharre nuk mund te jetohet, shtate familje rome rrine ketu. E ndersa i pyet se perse nuk ngulen ne nje vend per te jetuar, por lëvizin kudo te kthejne kete pergjigje. Pra, pertej pjesës mediatike me rome ne rruge, zyra, reparte e prape ne rruge, ndoshta ka ardhur momenti qe edhe vete institucionet shtetërore te dine njëherë e mire sa rome ka, ke kane te regjistruar, ke te strehuar dhe ke ne rruge.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:52

Your Page Title