Festivali i Teatrit Absurd në Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

Festivali i Teatrit Absurd në Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

Publiku elbasanas përcolli për disa ditë me radhë festivalin ndërkombëtar të teatrove bashkëkohore "Skampa 2013", që sivjet kishte edicionin e tij të 15-të. Nata e fundit u mbyll me premierën e trupës të akademisë së artëve në bashkëpunim me Teatrin "Skampa", "Duke pritur maestron" me regji të Adonis Filipit. Aktorët e rinj me anën e lëvizjeve mizkaskenale, lëvizjeve akrobatike, dhe muzikës denc, kanë sjellë disa aspekte nga jeta diktatoriale. Interpretimi i aktorëve të rinj ka impresionuar spektatorët që kishin mbushur sallën e teatrit "Skampa". Ndërsa aktori dhe regjisori Alfred Trebicka i bën apel institucioneve kulturore që të kontribuojnë në financimin e festivaleve teatrove, që siç tha ai janë e vetmja urë lidhëse e artit tonë me atë ndërkombëtar. Në këtë festival, kanë performuar në skenën e teatrit "Skampa" trupa teatrore nga Anglia, Italia, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Gjermania, dhe dy performanca nga Shqipëria.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:20

Your Page Title