"Te ruajmë trashëgiminë" - News, Lajme - Vizion Plus

"Te ruajmë trashëgiminë" - News, Lajme - Vizion Plus

Veprime konkrete për zonat e trashëgimisë kulturore! Ky është mesazhi qe vjen nga UNESKO lidhur me strategjinë e qeverise se re mbi monumentet dhe qytetet si Gjirokastra e Berati. Ne një interviste për Vizion Plus, përfaqësuesi i UNESKO-s, për Europen Juglindore, Sinisha Sesum deklaron se kjo agjenci pret një aksion lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e këtyre zonave. I pyetur nëse Gjirokastra dhe Berati rrezikojnë te humbin statusin e qyteteve te mbrojtura nga UNESKO, për shkak te ndërtimeve ne zonat monumentale, Sesum shprehet se nuk ka vend per alarm. Deklarata e përfaqësuesit te UNESKO-s per Europen Juglindore, përfshi edhe Shqipërinë, vjen nje dite pas qëndrimit te Ministres se Kulturës Kumbaro, për zonat e trashëgimisë. Sipas saj ndërtimet me apo pa leje qe kane dëmtuar jo vetëm monumentet por edhe peizazhin e tyre do te rishikohen.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:18

Your Page Title