Kur shfaqeshin filmat e huaj - News, Lajme - Vizion Plus

Kur shfaqeshin filmat e huaj - News, Lajme - Vizion Plus

Ky 75-vjeçar qe vjen ne Shqipëri për here te pare, ka shkelur edhe me herët këtu, por pa e ditur! Iv Buase, regjisori i njohur i një tjetër epoke te kinemasë franceze, është autor i filmit "Atentati", prodhim i vitit 1972. Kjo pelikule, per shikuesin shqiptar njihet se "Çeshtja Sabiel", dhe ishte nder te paktet filma te huaj qe regjimi komunist lejonte asokohe te shfaqeshin ne ekranin e vetëm. I bazuar ne historinë e vërtete te liderit maroken Ben Barka, filmi kishte marre pëlqimin e Enver Hoxhes dhe sot Buase tregon sesa i papritur ishte ky fakt për te. I ftuar ne Tirane ne ditët e festivalit ndërkombëtar te filmit, Buase pa kështu sesi prodhimi i tij i hershem, u rishfaq ne kinemanë shqiptare pas plot 40 vitesh. Nga ana tjetër, kur e pyet sesa ai e njeh filmit shqiptar, Buase tregon se për aq sa ka pare, filmat tanë te viteve te fundit, imitojnë anët jo te mira te kinemasë hollivudiane apo asaj italiane. Ne karrierën e tij Iv Buase numëron 50 filma dhe gati 40 prej tyre janë censuruar, pasi gjithmonë frymëzohej nga ngjarje reale dhe tema te forta per kohen, si politika apo racizmi. Por, nëse sot ditët e lavdishme te kinemasë europiane kane përfunduar, francezi e ka nje shpjegim ne mënyrën e tij.


User: VizionPlusAlbania

Views: 21

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:58

Your Page Title