SHBA kontakton qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

SHBA kontakton qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

Qeveria shqiptare pranon për herë të parë se i është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës asgjësimin e lëndëve kimike te Sirisë. Gjatë një takimi me homologun francez Fabius, numri një i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati i pyetur nga një gazetar i "The World" ka pohuar se Uashingtoni zyrtar ka kontaktuar qeverinë shqiptare për neutralizimin e lendeve te rrezikshme. Por, për këtë çështje, qeveria nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka diskutuar ende në nivel teknik, - ka nënvizuar zoti Bushati. Sipas prestigjiozes franceze "Le monde" Shqipëria ka disa avantazhe, sidomos gjeografike. Së pari sepse transportimi i këtyre lëndëve do të mund të bëhet nga deti, dhe, së dyti, sepse Shqipëria ka eksperiencë në neutralizimin e tyre. Mbetet e paqartë sasia e këtij arsenali toksik që do të transportohet në Shqipëri, por organizata për parandalimin e armëve kimike , e cila u vlerësua këtë vit me çmim Nobel, shkruan se në Siri ka të paktën 1 mijë e 300 tonë agjentë kimik që duhen neutralizuar. "Le monde" shkruan se, më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar disa vendeve të tjera, përfshi këtu dhe Norvegjinë, qe te pranojnë asgjësimin e këtyre armëve kimike. Por asnjë prej tyre nuk ka pranuar. Oslo zyrtare ka argumentuar refuzimin me faktin se nuk kanë eksperiencën e duhur me eliminimin e këtyre lëndëve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:49

Your Page Title