Endacaku, jete me gazeta - News, Lajme - Vizion Plus

Endacaku, jete me gazeta - News, Lajme - Vizion Plus

Avni Avduli, është 70-vjeçar nga Tepelena por që 50 vite të jetës së tij i ka kaluar në qytetin e Elbasanit. Prej një gjysmë shekulli ai jeton i vetmuar dhe të ardhurat për të përballuar jetën i siguron duke shitur gazeta nëpër rrugë, spitale apo institucione të ndryshme si dhe duke nga lëmoshat që i japin banorët e këtij qyteti. Në mbrëmje ai gjen ndonjë strehë pallati apo lulishte ndërsa të vetmet shtroje për të janë rrobat e falura dhe gazetat që nuk ka mundur t'i shesë. Mbulojë ka qiellin e hapur ndërsa ndriçimi është vetëm ai që vjen nga dritat e rrugës ndërsa fqinjë janë kalimtarët e rastësishëm në rrugë. I zhytur në mjerimin e tij, fjalëpakë, i edukuar, por edhe i përgatitur që të japë çdo përgjigje, falë kjo edhe leximit të përditshëm të gazetave. Por sipas tij, gazetat dhe politika sot janë krejt ndryshe nga e kaluara. Kursimet e jetës së tij ky njeri i ka humbur si shumica e shqiptarëve në çmendurinë e piramidave, ndërsa për shkak të të qenit i vetmuar dhe jashtë vëmendjes së shoqërisë, ai nuk ka mundur dot as të përfitojë nga ndihmat sociale apo banesat për të pastrehët në bashkinë e Elbasanit. Si ky i moshuar, rrugët e qyteteve tona janë të mbushura plot, ndërkohë që këto pamje të këtij të pastrehu janë të ngjashëm me ato të personazheve të Migjenit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 7

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:34

Your Page Title