Rryshfet për të marrë TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

Rryshfet për të marrë TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

Përveç shtyrjes së rimbursimit të TVSH-së në vite nga ana e organeve tatimore së fundi zbulohet se shumë biznese janë detyruar që të paguajnë një përqindje të caktuar të shumës që shteti i ka detyrim të prapambetur punonjësve të tatimeve në këmbim të kthimit të TVSH-së. Shuma që tatimet i kanë borxh biznesit kap shifrën e 20 miliard lekëve. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë i ka kërkuar drejtores së përgjithshme të tatimeve që të kthejë TVSH-në e prapambetur për të gjithë sipërmarrësit. Sipas tij ky është shkaku kryesor pse Shqipëria nuk thith investime të huaja. "Sa i përket rimbursimit të TVSH-së, kam dëgjuar nga shumë anëtarë te dhomës sonë se në shumë raste e kanë marrë TVSH-në e kthyeshme por vetëm kur kanë paguar 20 apo 30 të shumës që i takon punonjësve të tatimeve. Kjo i bën dëm klimës së biznesit, investitorët e huaj nuk janë naivë, ata do të zgjidhnin një vend tjetër për të investuar." Edhe pse ligji për procedurat tatimore detyron që administrata të kthejë TVSH-në brenda 30 ditëve pas kërkesës që bën biznesi sot jemi në situatën që qeveritë kanë arritur të paguajnë vetëm 10 të detyrimit, dhe kjo në shumë raste edhe në mënyrë selektive. Por abuzimet e tatimoreve me biznesin nuk janë vetëm tek rimbursimi. Sipërmarrësit denoncojnë një tjetër shkelje: Vendosjen e gjobave dhe pagesën e tyre pa patur vendim përfundimtar nga drejtoria e apelit. Drejtoresha e tatimeve u premtoi bizneseve që për çdo rast ku ata detyrohen të paguajnë ryshfet, ose marrin një gjobë të padrejtë nga ana e inspektorëve ta raportojnë atë në drejtorinë e përgjithshme. Sipas saj asnjë inspektor që ka vendosur gjoba të padrejta nuk do të qëndrojë më në punë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 8

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:24

Your Page Title