"Referendum ...pa plehra" - News, Lajme - Vizion Plus

"Referendum ...pa plehra" - News, Lajme - Vizion Plus

Shfuqizimi i ligjit të mbetjeve ka futur në një situatë paradoksale KQZ dhe Presidencën. Kjo pasi ende vijon të jetë në fuqi dekreti i presidentit Nishani për mbajtjen ne 22 dhjetor të Referendumit për lejimin e Importit te Mbetjeve, Referendum i cili aktualisht nuk ka më objekt, kur ky i fundit u hodh poshtë nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti i Shqipërisë. Në kushtet e një debati të tillë juridik dhe kushtetues, KQZ duhet te fillojë përgatitjet për këtë Referendum që në thelb nuk ka çfarë të shqyrtojë. Anëtari i KQZ Klement Zguri thotë për Vizion Plus se ka pasur takime informale me institucionin e presidencës për të zgjidhur ngërçin kur thotë ai për mbajtjen e një procesi të tillë, duhen 6 milion dollarë. Në këto kushte, i vetmi titullar që revokon dekretin është Presidenti i Republikës. KQZ këtë të mërkurë ka dërguar zyrtarisht shkresën ne presidence. Kjo e fundit ende nuk ka një përgjigje zyrtare sesi Presidenti do te tërheqë datën për dekretin e tij. Por presidenca ka kohe deri në 13 nëntor, kur hyn ne fuqi ligji që të gjeje një zgjidhje. Por kush do të ishte zgjidhja kur për herë të parë vendi ndodhet në një ngërç politik dhe institucional, pasi më parë nuk ka pasur praktika që presidenti të shfuqizoje një dekret të nxjerrë vetë? Në këto kushte, mbetet për t'u parë kush do të jetë hapi tjetër i kreut të shtetit për Referendumin që tashmë është pa mbetje.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:43