"Karuseli", zgjerohet skandali - News, Lajme - Vizion Plus

"Karuseli", zgjerohet skandali - News, Lajme - Vizion Plus

Zgjerohet skandali i abuzimit me rimbursimet e TVSH-se. Vizion Plus ka mësuar se nga hetimet e deritanishme rezulton se shuma qe i është vjedhur buxhetit te shtetit përmes rimburismit fiktiv te TVSH, është trefish me e larte nga ajo qe u deklaruar ne fillim ne kallëzimin e Drejtorisë se Tatimeve. Për këto abuzime ditën e sotme janë prangosur 2 zyrtare te Drejtorisë se Tatimeve, Aferdita Hysa ish-Drejtoresha e Kontrollit Tatimor dhe Tahir Kuka ish-inspektor i procedurave te rimburisimit. Ndërsa i kane shpëtuar prangosjes, por janë shpallur ne kerkim 7 persona te tjerë 5 prej te cilëve punonjës te tatime si dhe 2 biznesmenët te cilët ne emër te te cilëve kane përfunduar paratë e rimbursuara. Sipas akuzës, 9 personat akuzohen se ne bashkëpunim me njeri-tjetrin kane abuzuar me procedurën e rimbursimit te TVSH-se, për disa shoqëri tregtare dhe konkretisht 11 prej tyre te cilat megjithëse kishin disa vite qe nuk ishin aktive, janë aktivizuar, shitur, kontrolluar dhe kane përfituar rimbursimin duke kërkuar me pas çregjistrimin brenda një periudhe disa ditore. Te 11 shoqëritë e shitura janë blere nga dy shtetasit shqiptare, Mirjan Beneja dhe Gjergji Tupe. Shoqëritë menjëherë sapo kane marre rimbursimin ne vlera te mëdha kane kërkuar çregjistrimin ne organin tatimor rajonal si dhe shpalljen e falimentit pranë QKR-se. Drejtoria e Tatimeve pretendon se i është shkaktuar një dem rreth 515 milionë leke te rinj por hetimet kane rezultuar një shifër disa here me te larte. Ndërkohë qe dyshohet qe ne ketë veprimtari te jene përfshire edhe punonjës te administratës tatimore rajonale Tirane si dhe dy ortaket e vetëm te shoqërive qe kane përfituar edhe rimbursimin e TVSH-se.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:30