Shitblerja e votes - Korça e fundit ne rradhe - News, Lajme - Vizion Plus

Shitblerja e votes - Korça e fundit ne rradhe - News, Lajme - Vizion Plus

Që prej zgjedhjeve të famshme të 26 majit 1996, deformimi i vullnetit të qytetarëve është standardi i munguar i zgjedhjeve dhe akuza numër një e çdo opozite në Shqipëri. Përgjatë kësaj dekade, zgjedhjet shqiptare janë cenuar nga policia, nga gjykata, nga komisionerët deri tek fenomeni i fundit i blerjes së votave. Sipas analistit Preç Zogaj, blerja e votave është një fenomen që kapërcen rastin e Korçës dhe përfshin edhe lëvizjet e deputeteve në këtë legjislature apo në legjislaturën e kaluar. Pavarësisht se rasti i Korçës çoi në protestë partinë Demokratike, edhe vetë figurat e rëndësishme të saj e pranojnë se fenomeni prek të dy kampet politike. Çështja e votës së lirë dhe transparenca e saj kanë qenë kauzat kryesore të PS në opozite, dhe në këto pak muaj që PD është në minorancë është shndërruar edhe në kauzën kryesore të saj.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:31

Your Page Title