Vajza e talentuar autike - News, Lajme - Vizion Plus

Vajza e talentuar autike - News, Lajme - Vizion Plus

Këtë te hëne ajo mbushi 35 vjeç edhe pse ne te vërtete është ende një fëmijë! Rudina Proda nuk është një emër i panjohur për artdashësit e mbi te gjitha është një shembull mbi mbështetjen ndaj personave me aftësi te kufizuara ne tërësi. Prej 25 vitesh, vajza autike pikturon intensivisht duke çelur ekspozita jo vetëm ne Shqipëri. Këtë nëntor ajo ka sjelle 39 pune ne Muzeun Historik Kombëtar dhe natyra është frymëzimi. Veip Proda, babai i 35-vjeçares tregon sesi prej vitesh tashme është mbështes kryesor i pasionit te se bijës, e cila ka kërkesa specifike. Për Rudinen, nje pikture mund te behet edhe tek nje leter me te cilën është mbështjellë çokollata. Besojeni ose jo, por ne këto 25 vjet krijimtari, vajza e talentuar ka realizuar mijëra vepra arti. Një pjese e tyre janë neper koleksione private jashtë vendit, madje nje prej telajove, portret i Nen Terezës, ndodhet ne koleksionin privat te Xhulio Andreotit, trashëgimi e familjes pas vdekjes se tij.


User: VizionPlusAlbania

Views: 13

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:36

Your Page Title