Dita kur politika hesht... - News, Lajme - Vizion Plus

Dita kur politika hesht... - News, Lajme - Vizion Plus

Rrjetet sociale dhe kryesisht Facebook jo vetëm sot, por prej ditësh tashme janë te mbushur me mesazhe dhe thirrje për proteste apo ne mbështetje te saj. Por, krahas kësaj panorame qëndrojnë edhe statuset e ministrave te qeverise, te cilët kryesisht zgjedhin te jene aktiv te Facebook. Postimi i fundit i Ministrit te Jashtëm, Ditmir Bushati, i orëve te paradites se kësaj te premte është mbi një takim me homologun e tij ne Berlin, por reagimet e qytetareve i kërkojnë përgjigje për armët kimike. E njëjta gjë edhe ne profilin e Erion Veliajt, i cili postimin e fundit e ka pasur një dite me pare mbi një aktivitet te ministrisë, por komentuesit i kërkojnë atij reagim mbi debatin. I vetmi ministër i kabinetit qe patur një reagim mbi këtë çështje ne Facebook, është Saimir Tahiri i cili shkruan se kryeministri Rama do te marre vendimin e duhur dhe se opozita e Berishës nuk duhet te përfitoje nga kauza. Ndërkohe, LSI duket se ka qene me aktive ne deklaratat për mediat. Meta ka ritheksuar se qeveria dhe parlamenti do te marrin aq përgjegjësi sa mund te përballojnë duke mbrojtur interesat e qytetareve. Qëndrim publik ka bere edhe ministri drejtësisë Naço.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:12

Your Page Title