Ndotja nga Metalurgjiku, rrezikohen banorët - News, Lajme - Vizion Plus

Ndotja nga Metalurgjiku, rrezikohen banorët - News, Lajme - Vizion Plus

Ilirjan Ago është një 42-vjeçar që ka lindur dhe është rritur nën tymin dhe ndotjen që ka shkaktuar ish-Metalurgjiku i Elbasanit që prej ndërtimit të kësaj vepre. Fëmijërinë e tij e ka kaluar nëpër ambientet e kësaj vepre, ndërsa bashkë me ajrin në mushkëritë e tij ka hyrë edhe bloza e Metalurgjikut. Por, mbyllja e këtij gjigandi industrial nuk ishte fundit i problemeve me shëndetin për të dhe për dhjetëra mijë banorë të Elbasanit që përditë gdhihen me shtëllungen e tymit që çlirojnë furrnaltat mbi qytetin e tyre. Por, nuk është vetëm ky problem. Mbyllja e disa prej reparteve të Metalurgjikut la pas edhe ndotjen e shkaktuara nga mbetjet e depozituara atje. Ish-uzina 12, me një sipërfaqe prej 11 hektarësh është më e ndotura në këtë zonë, ndërsa aty ndodhen sasi të mëdha mbetjesh të ferrokromit, e specifikuar si zonë e ndotur edhe nga ministria e mjedisit. Specialistët shpjegojnë se pasojat e ndotjes që shkakton ky territori, janë shumë të rënda për shëndetin e qytetarëve. Metalurgjiku i Elbasanit u ndërtua në vitin 1976. Uzinat më problematike sa i takon ndotjes kanë qenë ajo e koksit, furrnalta e shkrirjes dhe Uzina e çelikut. Pas viteve '90 kur u ndërpre puna në ish-Metalurgjik, mbetjet e saj dhe prodhimet mbetën stok, duke e kthyer këtë zonë në një magazinë të madhe ndotëse.


User: VizionPlusAlbania

Views: 13

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:41

Your Page Title