"Dancing...", eleminohet Monika Lubonja - News, Lajme - Vizion Plus

"Dancing...", eleminohet Monika Lubonja - News, Lajme - Vizion Plus

Qëndrimi në garë i Albanos është përkthyer me largimin e Monika Lubonjes, duke u bërë kështu e eleminuara e parë e "Dancing with the Stars", edicioni i katërt. Dy aktorët, ai i humorit të "Apartamentit 2XL" dhe tjetra e teatrit vendas, u vunë përballë njeri-tjetrit në "Dance Off "si më pak të votuarit, nga përmbledhja e pikëve të jurisë dhe publikut. Ritmi i chachacha-s së Albanos, triumfoi kështu mbi valsin e Konikes. Më herët gjatë mbrëmjes të 12 personazhet publike vallëzuan në Teatrin e Yjeve si gjithmonë në gjini të ndryshme të kërcimit. Kësaj puntate iu shtua edhe gara në zhanrin xhajv dhe foxtrot. Përballja me jurinë, ka vijuar të jetë momenti me më shumë diskutime dhe debate. Yje që e kaluan lehtë vlerësimin me pikë, e të tjerë që nuk e morën kaq lehtësisht. Një juri e dytë, ajo e përberë nga gazetarë, në mbrojtje të performancave të personazheve publike ishte përsëri e pranishme. Por, paskuintat e mbrëmjeve të së henave me "Dancing with the Stars" si dhe emocionet e garës zbërthehen në Forumin e të dielës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 26

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:49

Your Page Title