Biznesi: Jo taksë progresive - News, Lajme - Vizion Plus

Biznesi: Jo taksë progresive - News, Lajme - Vizion Plus

Komuniteti i biznesit argumenton se një taksë progresive, si në tatimin mbi të ardhurat  edhe në tatim mbi fitimin, sikundër do të aplikoje qeveria,  pritet të stimulojë informalitetin. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka i kërkon qeverise që tëmos heqë dore nga taksa e sheshtë, si dhe të jetë transparente në hartimin e paketës fiskale, në mënyre që edhe biznesi të jetë i informuar mbi  ndryshimet që do të ndodhin nga një janari i 2014. Edhe pse nuk ka një qëndrim zyrtar, pritet që në datë 10 të ketë një debat mbi paketën e re fiskale me komunitetin e biznesit. Aktualisht debati publik është përqendruar në përshkallëzimin qe do t'i behet tatimit te pagës së çdo individi, si dhe në rritjen deri në 15 të tatim fitimit. Qeveria është në nevojë për para dhe një nga rrugët për të realizuar këtë është rritja e taksave. Kur ishte në opozite kjo force politike premtoi se do të ule taksat për 95 të shqiptareve, tashme në qeveri dilema është të mbaje premtimet apo të rimëkëmbe ekonominë. Këto masa deri tani janë argumentuar dhe me kërkesat nga institucionet ndërkombëtare si FMN e nevoja për te rimëkëmbur ekonominë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:50

Your Page Title