Basha: Rama gënjeu shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

Basha: Rama gënjeu shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

Situata ekonomike dhe qasja e qeverise Rama në ekonomi ka qenë çështja që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka adresuar gjatë mbledhjes se përjavshme të grupit parlamentar. Duke marre shkas nga  raporti i "Standard & Poor's" që uli vlerësimin për Shqipërinë, Basha ka kritikuar ekzekutivin për paaftësi. Sipas Bashës, maxhoranca ka braktisur premtimet elektorale dhe 2014-ta do të jete viti i parë në të cilin nuk do të ketë rritje pagash, pensionesh apo investime publike. "2014-ta, viti i parë me rritje zero të rrogave dhe pensioneve dhe zero investime publike. Nuk ka legalizime falas apo shëndetësi falas..." Basha ka theksuar se e gjithë puna e opozitës do të fokusohet tek denoncimi i mashtrimeve të qeverisë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:08

Your Page Title