Zharrez, shtohen të sëmuret nga fenoli - News, Lajme - Vizion Plus

Zharrez, shtohen të sëmuret nga fenoli - News, Lajme - Vizion Plus

Dëmtimi i shtëpive për banorët e zonës naftëmbajtëse Zharrës-Marinëz në Fier, është problemi i fundit në zinxhirin e shqetësimeve ata kanë prej vitesh. Në fshatin Marinëz që është i ndërtuar mes puseve të naftës, më shumë se 40 persona në vit i shtohen listës së gjatë të të sëmurëve kronikë me fenole në gjak. Sëmundja që vjen prej ndotjes nga çlirimi i hidrokarbureve ka prekur prej 9 vjetësh edhe Altin Mitën, 35 vjeç nga ky fshat. Ai dergjet i sëmurë në shtrat dhe çdo shërbim që nga veshja, të ushqyerit dhe çdo gjë tjetër ai e merr nga nëna e tij. Faktin e ndikimit të ndotjes në shëndetin e banorëve të kësaj zone, e pranon edhe mjeku specialist Kilo Stoja, i cili ka kryer studime pikërisht për rrezikun që I kanoset shëndetit të banorëve të kësaj zone nga hidrokarburet. Ai thotë se prej kohësh nuk kryhet një depistim i plotë për të verifikuar të prekurit në këtë zonë, ndërsa shton se mos kapja në kohë e sëmundjeve në gjak prej fenoleve është shumë e rrezikshme për jetën e njerëzve. Fusha naftëmbajtëse e Marinëz u zbulua në vitin 1960 kohë kur nisi edhe aktiviteti në këtë zonë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:01

Your Page Title