Superliga, Tirana dhe Kukësi kërkojnë përmbysjen - News, Lajme - Vizion Plus

Superliga, Tirana dhe Kukësi kërkojnë përmbysjen - News, Lajme - Vizion Plus

Në një situate dramatike me vendin e fundit në renditjen e superligës dhe i dalë i humbur në Lushnje në takimin e parë në kupë, tekniku i ri i Tiranës, Magani i ka bere thirrje skuadrës të jetë e bashkuar dhe me besim për të kaluar me sukses dy ndeshjet e fundit për këtë vit. Në prag të sfidës të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, numri një i pankinës bardheblu e shikon përmbysjen e takimit të parë të vështirë edhe pse ka deklaruar se Tirana do të futet në fushe për t'u kualifikuar. Në takimet e tjera të vlefshme për turin e dytë kualifikues të Kupës se Shqipërisë me një këmbë në raundin tjetër duken Flamurtari, Skënderbeu dhe Besa. Kastriotit i mjafton një barazim pa gola në Ballsh ndaj Bylis, në çiftet Teuta - Shkumbini dhe Vllaznia - Partizani kualifikimi luhet në 90 minutat e fundit ndërsa Kukësit i duhet të përmbysë shifrat 0-1 në Fier në përballjen kundër Apolonisë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:03

Your Page Title