Një skeme e re për pensionet - News, Lajme - Vizion Plus

Një skeme e re për pensionet - News, Lajme - Vizion Plus

Age Vukaj është një nga 554 mije pensionistet shqiptare. Për pensionin e secilit prej tyre, kontribuojnë 1.2 persona. Pavarësisht kësaj ajo merr një pension të vogël, pasi raporti i duhur kontribuuespërfitues duhet të jetë 2.5 me 3.1. Ashtu si kjo e moshuar edhe dhjetëra pensioniste të tjerë marrin jo më shume se 38 të pagës, ndërkohë që me ligj pensioni duhet të llogaritet jo më pak se 75. Këtë duhet të ofronte një skeme e suksesshme pensioni, por në Shqipëri ajo ka një deficit prej 1.4 të prodhimit të brendshëm bruto, me nevojë urgjente për reformim. Propozimi i parë për skemën e re vjen përmes një studimi të konfederatës së sindikatave dhe kompanive të sigurimeve bazuar mbi tre kolona, një nga të cilat sigurimi privat i detyruar. Reforma e skemës së pensioneve pritet të zbatohet brenda mandatit të parë të qeverisjes socialiste. Aktualisht buxheti i shtetit shpenzon 71.6 miliardë lekë për të paguar moshën e tretë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 02:11

Your Page Title