Gjiknuri e Bushati: Përfitimet nga projekti TAP - News, Lajme - Vizion Plus

Gjiknuri e Bushati: Përfitimet nga projekti TAP - News, Lajme - Vizion Plus

Ndërtimi i gazsjellësit TAP pritet të japë efekte direkte në ekonominë e Shqipërisë, për shkak të investimeve të mëdha, si dhe rritjes së punësimit. Nga Bakuja, ku një dite më parë u firmos marrëveshja mes krerëve të qeverive ku kalon projekti, ministri i Energjetikes, Damian Gjiknuri, tha se përfitimet do të jenë të prekshme për të gjithë. Ndërkohë, qeveria ka firmosur edhe një marrëveshje tjetër me Malin e Zi, Bosnjën dhe Kroacinë, e cila i hap rruge tregtimit të gazit nëpërmjet Shqipërisë edhe me këto vende. Sipas ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, kjo i shton peshën e vendit tonë në rajon. Gazsjellësi Transadriatik do të bëjë të mundur furnizimin e Evropës me gazin që vjen nga deti Kaspik, duke krijuar kështu një linjë energjie të pavarur nga Rusia.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:21

Your Page Title