Festa e miqve me katër këmbë - News, Lajme - Vizion Plus

Festa e miqve me katër këmbë - News, Lajme - Vizion Plus

Kjo nuk është një festë e zakonshme pasi fundviti po festohet nga miqtë tanë me katër këmbë! E kishit menduar ndonjëherë, që njësoj siç ne na pëlqen të argëtohemi e të kalojmë orët e festave me familjen dhe miqtë, edhe qenve apo maceve mbase do t'ju pëlqente të qëndronin bashke. Aurela Hoxha, personazh vip dhe konkurrente e edicionit të katërt të "Dancing with the Stars" në Vizion Plus, e mendon plotësisht kështu. Ajo ka vendosur që qenushi i saj ta pranojë ftesën për festen që Spitali Veterinar organizon këtë fundvit. Por, qenushi i Aurelës është vetëm një prej dhjetëra të tjerëve që këtë të shtunë paradite festuan. E njësoj si ne njerëzit, edhe ata i ishin përshtatur festës me veshjen e duhur, ndërsa gostitësit ofruan pije dhe ushqimin e preferuar të tyre. Dikush i ardhur enkas për festë, por edhe të tjerë që nuk munguan për të bërë njohje të reja në këtë organizim, ishin mesazh për të gjithë adhuruesit e kafshëve, por edhe atyre që ende nuk e kuptojmë dashurinë pa kushte, ose siç Aurela thotë me të qeshur, votën që qenushi i saj jep çdo të hënë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:49

Your Page Title