Thaçi mbron ish-krerët e UÇK-së - News, Lajme - Vizion Plus

Thaçi mbron ish-krerët e UÇK-së - News, Lajme - Vizion Plus

Ndërsa Eulex vijon hetimet për krime lufte, ku krahas ambasadorit Selimi e Sami Lushtakut, ka marrë në pyetje edhe kreun e kuvendit Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarëve të UÇK-së. Kreu i qeverisë, i akuzuar edhe vete më herët nga disa raporte ndërkombëtare për këto krime, i cilëson hetimet e misionit të BE-së si gjysmake, që synojnë të njollosin imazhin e UÇK-së. "Jam përkrah jush në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat, po ballafaqohen z. Selimi, dhe z. Lushtaku, dhe së fundi edhe z. Krasniqi, që u sfidua nga një intervistim përndjekës bazuar si duket në thashetheme. Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë". Komenti i kryeministrit Thaçi pason marrjen në pyetje të Jakup Krasniqit, i cili njihet si një nga zërat më të ashpër kundër Thaçit në partinë Demokratike të Kosovës. Më herët, ai është shprehur për formimin e një force të re politike, të përbërë kryesisht nga mbështetësit e tij në PDK.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:03

Your Page Title