Besimtarët festojnë Krishtlindjen - News, Lajme - Vizion Plus

Besimtarët festojnë Krishtlindjen - News, Lajme - Vizion Plus

Krishti lindi! Nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë besimtarët katolikë kanë kremtuar në mesnatë ardhjen në jetë të Jezusit, që shënon dhe festën më të madhe të kalendarit kristian. Mesha e madhe u mbaj nga Imzot Rrok Mirdita, i cili u bëri thirrje besimtarëve të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. Në ceremoninë tradicionale të lutjeve, veç shumë qytetarëve kishte edhe zyrtarë e politikanë. Edhe besimtarët ortodoksë e kanë festuar lindjen e Krishtin mëngjesin e të mërkurës. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos, ka kërkuar nga besimtarët të sjellim ndër mend vlerën e pakapërcyeshme të jetës. Më vonë qytetarë të shumtë kanë vijuar vizitat dhe lutjet në të dyja kishat.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:16