"2014-ta, tjetër paketë fiskale" - News, Lajme - Vizion Plus

"2014-ta, tjetër paketë fiskale" - News, Lajme - Vizion Plus

Pas masave shtrënguese që kabineti Rama po merr për të rritur të ardhurat në buxhet, siç është rritja e tatim-fitimit për biznesin e madh dhe të mesëm, gjatë një raportimi në komisionin e ekonomisë zvministri i financave Ervin Mete tha se gjatë vitit të ardhshëm qeveria do të nisë bisedimet me bizneset për një tjetër paketë fiskale, por këtë herë stimuluese. Sipas tij, pjesa e sektorëve që do të favorizohen janë ata të cilët nxisin punësimin. Gjatë diskutimit nen për nen të paketës fiskale deputeti socialist Erjon Braçe pati përplasje me ministrinë e financave sa i përket rritjes së taksës për banesat që janë ndërtuar para vitit 93'. Me ndihmën e votës se deputeteve te tjerë te majte e djathë është miratuar propozimi i tij ishte që të mbetet në fuqi tarifa ekzistuese prej 15 lekësh për metër katror. Ndërkaq financat e shtetit u tërhoqën nga varianti fillestar ku kërkonin që kompanitë që operojnë në fushën e hidrokarbureve të paguajnë TVSH-në për naftën që përdorin për fushën e kërkimit. Varianti i ri do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 650 milion lekë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-24

Duration: 01:25

Your Page Title