Largohen nga "Dancing..." Andos e Ben Derhemi - News, Lajme - Vizion Plus

Largohen nga "Dancing..." Andos e Ben Derhemi - News, Lajme - Vizion Plus

Arben Derhemi dhe këngëtari Andos janë dy të larguarit e mbrëmjes së të hënës në "Dancing with the Stars 4". Ndryshe nga herët e tjera, këtë puntatë, tre më pak te votuarit mes 7 konkurrentëve të mbretur, u vendosën në sfidën e "Dance off", duke performuar dhe improvizuar kërcimin e dashurisë, rumbën i cili u përzgjodh nga produksioni duke surprizuar personazhet! Yjet e mbetur në garë përgjatë mbrëmjes u përballen edhe më herët me disa performanca. Në fillim ata vallëzuan kërcimet e tyre më të mira përgjatë gjithë puntatave të këtij edicioni të "Dancing with the Stars". Më pas ata u ftuan nga juria të vallëzojnë përsëri, por këtë herë në një gjini kërcimi, atë të kuik stepit. Në fillim, katër konkurrentet femra dhe më pas ata meshkuj. Si gjithmonë, spektaklit nuk i munguan surprizat, njeri prej të cilëve ishte edhe vallëzimi nën zërin e Frenk Sinatres, të trupës profesioniste të "Dancing with the Stars".


User: VizionPlusAlbania

Views: 5

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 02:18

Your Page Title