Krrabë, varfëri dhe abuzime me ndihmën ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

Krrabë, varfëri dhe abuzime me ndihmën ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

Kjo është Krraba, vetëm 25 km larg Tiranës, ku jetojnë 900 familje dhe 14 e tyre marrin ndihmë ekonomike. Vetëm një ditë më parë shërbimi social denoncoi abuzimet në këtë liste që shkojnë pothuajse në 90 të rasteve. Persona me pronë, makina apo të punësuar marrin pagesën mujore prej vitesh, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 7 milionë lekë të rinj. Por dëmi nuk është vetëm për xhepat e shtetit. Jetojnë vetë i pestë në këto dy dhoma. Kryefamiljari përpiqet të gjejë punë të vogla, si p.sh. qepja e këpucëve, për të shtuar të ardhurat e familjes. Kanë ardhur nga Shëngjergji vite më parë, por nuk i kanë ikur dot varfërisë. Ndaj pesë frymë mbahen me 2.700 lekë të rinj në muaj, edhe pse u takon të marrin pagesën maksimale 8 mijë lekë. Në padinë e shërbimit social shtetëror ishin përfshirë edhe kryetari dhe disa nga anëtarët e këshillit bashkiak. Kryetari i komunës Krrabë pohon se përfshirja e tyre në skemë është bërë duke i konsideruar të varfër edhe pse marrin një pagesë nga komuna. Ndërsa drejtorja e Shërbimit Social për rajonin e Tiranës deklaron se kjo është e kundraligjshme. Kontrolli në skemën e ndihmës ekonomike vijon dhe brenda pak ditësh në prokurori pritet të dorëzohen të tjera kallëzime penale, kësaj here jo vetëm për komuna, por për bashki të mëdha.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 02:41