Ikonomi për dëmtimin i pajisjeve në spitale - News, Lajme - Vizion Plus

Ikonomi për dëmtimin i pajisjeve në spitale - News, Lajme - Vizion Plus

Mbi 40 e aparaturave në 12 spitalet rajonale të vendit janë jashtë përdorimit ose nuk janë vënë në funksionim asnjëherë. Behet fjale për eko dhe grafi e kjo nuk është shifra përfundimtare, pasi inventari nga grupi i punës vazhdon. Në një interviste për Vizion Plus, zvministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi, deklaron, se harxhohen çdo vit nga buxheti 190 milionë lekë të rinj për mirëmbajtjen e aparaturave. Por, sapo atyre u vendosen pjesët e reja, dëmtohen serish pa mbushur as orët minimale të punës.Përveç aparaturave si ekot, ministria e Shëndetësisë numëron rreth 9 milionë euro të tjera në skaner apo rezonanca që janë jashtë përdorimit. 6 milionë prej tyre i përkasin vetëm QSUT-së, shifër që u evidentua nga ministri i Shëndetësisë që në ditët e para të punës. Por, sipas specialistëve, në këto aparatura janë gjetur të kthyera në zero orët e punës, pa pasur mundësinë të hetohet për prishjen e tyre nëse ajo ka qenë e qëllimshme për përfitime të privatëve. Ndaj mirëmbajtja e aparaturave do të funksionojë ndryshe.Përveç aparaturave problem i sistemit shëndetësor mbetet edhe shërbimi ndaj pacientëve. Ndaj në një projekt të ministrisë së Shëndetësisë me USAID, janë vërejtur këto gjetje. Vetëm në maternitete, në 95 të rasteve pacientet shprehen të kënaqura nga shërbimi mjekësor, për shkak të kushteve të mira që ka në këto institucione, krahasuar me spitalet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 02:11