Arrestime për "21 janarin" ? - News, Lajme - Vizion Plus

Arrestime për "21 janarin" ? - News, Lajme - Vizion Plus

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, paralajmëron arrestime të tjera për ngjarjet e 21 janarit. I pranishëm në analizën vjetore të policisë së shtetit, kreu i akuzës ka bërë me dije se aktualisht janë duke u zhvilluar hetime për zbardhjen e vrasjes së protestuesit Alskes Nika, hetim i cili sipas Llallës do të jetë gjithëpërfshirës. Me tej kreu i akuzës ka ngritur si shqetësim mungesën e komunikimit në kohë reale mes Prokurorisë dhe Policisë i cili sipas tij ekziston në nivelet drejtuese, por zbehet në nivele të ulëta. Ndërkohë Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, tha se kanë trashëguar një polici në gjendjen më të keqe të mundshme. Ai ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për fshehjen e krimeve duke bere publike vendimin e fundit për deklasifikimin e komunikatës operative të policisë. Duke prekur çështjen e gjobave të qarkullimit rrugor, numri një i Ministrisë së Brendshme deklaroi se ndëshkimi i abuzuesve do të vazhdojë pavarësisht postit dhe pozitës që kanë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-25

Duration: 01:49

Your Page Title